E FUNDIT: Aksident në fshatin Drenoc të Klinës, 6 të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Drenoc të Klinës.
Gazeta Nacionale siguroi pamje nga vendi i ngjarjes, teksa raportin zyrtar e siguroi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Zëdhënësi i kësaj drejtorie, Driton Rugova tha se nga aksidenti respektiv kanë pësuar lëndime gjashtë persona, ndërsa ndeshja thuhet të jetë shkaktuar mes një kombi dhe një vetureje.
"Sot rreth orës 17:20, Policia është informuar se në fshatin Drenoc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një Kombi dhe një veturë, si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të lenduarit janë dërguar ne Spitalin rajobal në Pejë për tretman mjekësor", tha Rugova për Nacionalen.

