“E bleva në Fushë Kosovë”: Durmishi tregon sa i kushtoi jakna që nxiti reagime të mëdha - NACIONALE

“E bleva në Fushë Kosovë”: Durmishi tregon sa i kushtoi jakna që nxiti reagime të mëdha

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

“Haj zoti na rujt...unë s’ka mundësi me ble jakne 2 mijë euro”.

Kështu na tha Zëvendës Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi pyetur rreth një jakne që kishte veshur mbrëmë në terren gjatë inspektimit të pastrimti të rrugëve nga bora.

Kjo pasi në rrjete sociale u tha të jetë jaknë me vlerë prej 1 mijë e 985 dollarësh kanadezë (1 mijë e 328 euro) dhe u komentua gjerësisht.

Por, Durmishi absolutisht e mohon të ketë kushtuar aq shumë, e që madje na thotë që “kurrë në jetën time rrobë në trup mbi 100 euro s’kam veshur” dhe që edhe të njëjtën jakne e ka blerë po aq: 100 euro.

Këtë jakne e kam ble në Fushë Kosovë te butiku Urban, 100 euro”, tha Durmishi për Nacionalen.

Mundeni me shku e me kqyr sa kushton. As s’e kam kqyr çfarë firme është as sen, nuk më interesojnë këto sende. M’u dukë e mirë për dimër dhe e morra”,.

Durmishi, na thotë se “unë as që kam mundësi me ble jakne 2 mijë euro”.

Por, s’po kanë me çka mu marrë po duhet m’u marrë me çka po veshi”, përfundoi Durmishi.

Lajme të ngjashme