Dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda, policia arreston 4 persona në Obiliq - NACIONALE

Dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda, policia arreston 4 persona në Obiliq

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Obiliq.

Përmes një njoftimi policia ka treguar se të arrestuarit dyshohen për disa raste të vjedhjeve të rënda.

“Hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, pas një pune intenzive, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuar (prej tyre 3 të mitur), për vjedhje të rënda. Personat e arrestuar, dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit. Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme