Dyshohet se ia vunë zjarrin një trafo të rrymës elektrike në Prizren, arrestohen pas disa ditësh nga policia
Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar dy të dyshuar për “zjarrëvënie” dhe “dëmtim të instalimeve publike” në fshatin Gjonaj të Prizrenit, përkatësisht zjarrëvënie të një trafoje të rrymës elektrike më 3 janar të këtij.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Arrestohet dy të dyshuar për zjarrvënie dhe dëmtim të instalimeve publike
Prizren, 11 janar 2024
Me datën 11.01.2024 sektori i hetimeve të përgjithshme të stacionit policor në Prizren pas një pune operative hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit R.D. (viti i lindjes 1972) dhe P.M. (viti i lindjes 1984).
Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se dy të dyshuarit me datën 03.01.2024 në mënyrë të qëllimshme i kanë vënë zjarrin një trafo të rrymës elektrike në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Zjarrvënie’’ dhe ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike.