Dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Vushtrri, VV dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit - NACIONALE

Dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Vushtrri, VV dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit

4 vjet më parë

nga Trina Zuka

Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të PDK-së Ferit Idrizi.

Sipas kësaj partie kryetari Idrizi po dyshohet të ketë keqperdorur pozitën apo autoritetin zyrtar pas anulimit të konkursit për drejtorë të shkollave në Vushtrri.

“Grupi ynë kuvendar ashtu siç është zotuar nga fillimi do të vazhdojë të jetë gardian i demokracisë, ligjshmërisë dhe llogaridhënjes brenda Kuvendit Komunal dhe jasht ti në mbrojtje të interesit qytetarë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, dega në Vushtri.

Sipas kësaj partie kryetari dhe subjeki të cilin i takon ai për disa seanca me radhë kanë pamundësuar me arrogancë, çfarëdo debate në lidhje me këtë çështje.

“Ju rikujtojmë se për disa seanca me radhë kryetari dhe subjekti i ti politik me arrogancën e numrave dhe retorikës pamundësuan qfardo debati në lidhje me ketë çështje në seancat e kuvendit”.

Lajme të ngjashme