Dy të huaj ndalohen në Prishtinë, dyshohet se ofronin shërbime ortoprotetike pa licencë - NACIONALE

Dy të huaj ndalohen në Prishtinë, dyshohet se ofronin shërbime ortoprotetike pa licencë

3 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, shtetas të huaj, janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për ushtrim të veprimtarisë në fushën e ortoprotetikës pa licencën përkatëse në Prishtinë.

Rasti është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e cila, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor të ministrisë kompetente, ka kryer inspektim në një lokacion në kryeqytet.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë ngritur dyshime se në këtë hapësirë po ofroheshin shërbime shëndetësore në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Pas konstatimeve të bëra në terren, Inspektorati Shëndetësor ka marrë vendim për ndalimin e ofrimit të këtyre shërbimeve.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, dy personat e dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre mbrojtës.

Lajme të ngjashme