Drejtori i shkarkuar nga Bulliqi: Nuk do t'ia lejojmë shkatërrimin e Vetëvendosjes - NACIONALE

Drejtori i shkarkuar nga Bulliqi: Nuk do t'ia lejojmë shkatërrimin e Vetëvendosjes

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Besnik Mulliqi, drejtori i shkarkuar i Inspeksionit, ka qenë i ashpër ndaj kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai ka shtruar disa pyetje, duke aluduar se Bulliqi po i rrezikon vlerat e Vetëvendosjes.

“Nuk ka të bëj me mua si Besnik, por me parimet që na i ka mësu Lëvizja. Nuk do ta lejoj që dikush prej jashtë me shkatërru vlerën e VV-së, vlerën kombëtare të Kurtit”, ka thënë Besnik Mulliqi në T7.

Ai ka folur edhe për personat e tjerë që janë shkaruar nga Bulliqi.

“Nuk bon Ajet Motera, Blerim Maqastena, Besnik Mulliqi. Kush po bojka? Është shkarkuar pa asnjë arsyetim shefi i kabinetit”, është shprehur Mulliqi.

“Çështja ka të bëj me disa mbindërtime në zonën e qytetit, rrugën Podujevë – Prishtinë dhe zonën e Orllanit”, theksoi Mulliqi.

Ndryshe sot është pritur se do të shkarkohet edhe nënkryetarja e Podujevës, por që komuna e ka mohuar.

Lajme të ngjashme