Dorëhiqet shefi i repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë pas akuzave për përplasje me pacientin - NACIONALE

Dorëhiqet shefi i repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë pas akuzave për përplasje me pacientin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas një sherri verbal me familjarin e një pacienteje, dr. Blerim Feka, shef i repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, ka dhënë dorëheqje nga puna dhe nga detyra e tij si Shefit te Repartit te Gjinekologjise ne Spitalin e Vushtrrise

Lajmin për Nacionalen e ka konfirmuar edhe Drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë.

“Dr. Blerim Feka, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e mjekut specialist dhe e ka njoftuar Spitalin për shkëputjen e Kontratës së punës për arsye personale” - ka thënë ata për Nacionalen.

Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet mjeku Blerim Feka duke i bërtitur të afërmit të një pacienti që dëshiron të shohë fëmijën e tij të sëmurë. Qytetari pretendon se gjinekologu është treguar i vrazhdë në sjellje me gruan e tij dhe se dyshohet se ka bërtitur edhe në spital.

Lajme të ngjashme