Dogana konfiskon mallra me vlerë mbi 7 mijë euro në pronën e babait të njërit prej të vrarëve në Banjskë - NACIONALE

Dogana konfiskon mallra me vlerë mbi 7 mijë euro në pronën e babait të njërit prej të vrarëve në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e sotëm në Zveçan, ku mediat raportuan se bastisjet u kryen në shtëpinë e babait të njërit prej të vrarëve gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë operacionit janë konfiskuar 280 copa pije të forta alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme, si dhe 180 produkte kozmetike të ndryshme.

Vlera totale e mallit të konfiskuar është mbi 7 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Konfiskohen mallrat e kontrabanduara

Zveqan, 22 janar 2024 njësit e kundër kontrabandës të Doganës me asistencë të Policisë sot në Zveçan kanë realizuar një operacion të suksesshëm, duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të paligjshme në një depo.

Gjatë këtij aksioni, janë kapur dhe konfiskuar:

• 280 copa pije të forta alkoolike,

• 300 copa verëra të ndryshme, si dhe

• 180 produkte kozmetike të ndryshme

Derisa vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7000 euro. Ky rezultat i arritur është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset që t'i raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Lajme të ngjashme