"Do të tërheqë investime të huaja", Samantha Power mirëpret Vlerësimin Kreditor nga Fitch Ratings për Kosovën - NACIONALE

"Do të tërheqë investime të huaja", Samantha Power mirëpret Vlerësimin Kreditor nga Fitch Ratings për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e USAID-it, Samantha Power, ka vlerësuar Vlerësimin e Kredisë (“Credit Rating”) nga Fitch Ratings që ka marrë Kosova, duke e konsideruar atë një zhvillim si kyç për Kosovën, duke nënvizuar potencialin për të katalizuar investimet e huaja dhe për të promovuar zgjerimin ekonomik.

Power ka thënë se kjo do t'i mundësojë Kosovës të "të tërheqë investime të huaja, do të reduktojë kostot e huamarrjes, të rrisë aksesin në tregjet globale të kapitalit dhe të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike".

"Së fundi, Kosova siguroi vlerësimin e saj të parë të kredisë nga Fitch Ratings me mbështetjen e USAID-it. Ky moment historik do të tërheqë investime të huaja, do të reduktojë kostot e huamarrjes, do të rrisë aksesin në tregjet globale të kapitalit dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike." - tha ajo.

Lajme të ngjashme