Dita e katërt që nuk ka asnjë shenjë në publik nga Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nuk ka bërë asnjë postim të vetëm në llogaritë e saj zyrtare të rrjeteve sociale dhe nuk i është regjistruar asnjë aktivitetet as nga presidenca.
Postimi i fundit i bërë nga znj. Osmani në rrjetin social Twitter ishte një vizitë që kishte bërë në Ambasadën e Japonisë në Prishtinë për t’u nënshkruar në librin e ngushëllimeve për ish kryeministrin Shinzo Abe.
Kjo kishte ndodhur më 15 korrik.
Po më 15 korrik, znj. Osmani ka bërë postimin e fundit edhe në Facebook. Ajo kishte treguar për një bashkëbisedim që kishte pasur “në lidhje me zhvillimet e fundit në vend” me ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së në Kosovë.
E premtja e 15 korrikut shënon po ashtu datën kur Presidenca kishte publikuar aktivitetin e fundit nga presidentja ku tregohej për takimin me ministrin e Jashtëm të Polonisë.
Presidenca nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me një artikull të publikuar më 17 korrik nga Nacionale ku flitej për iniciativën e mbështetur nga Amerika për themelimin e Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit, e të cilin mund ta gjeni më lart.
