Detaje të reja për rastin në Klinë: Viktima u qëllua nga vëllai i tij pas një fjalosjeje - NACIONALE

Detaje të reja për rastin në Klinë: Viktima u qëllua nga vëllai i tij pas një fjalosjeje

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i vdekur, pasi raportohet se është qëlluar me armë zjarri nga vëllai i tij.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

Ai ka thënë se viktima u qëllua pas një fjalosje, ndërsa ndërroi jetë pak para se të nisej për në QKUK nga Spitali i Pejës.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore Janë sekuestuestuar edhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në vendin e ngjarjes” deklaroi Gashi.

Lajme të ngjashme