Zyba i VV-së: Haradinaj, partneri i parë i Zajednicës
Salih Zyba, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shpërndarë një postim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, me qëllim të portretizmit të tij si partnerin e parë të "vetafrimit me Zajednicën".
“Haradinaj vetëofrohet si partneri i parë i Zajednicës.” - shkroi ai.
Haradinaj është shprehur për çështjen e Asociacionit, duke thënë se “të gjithë ata që asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te asociacioni, por duan që asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe”.