Deklarata skandaloze e presidentit kroat, Faton Klinaku: Sa për Kroacinë e ndërkombëtarët, Kosova do të ishte nën Jugosllavi - NACIONALE

Deklarata skandaloze e presidentit kroat, Faton Klinaku: Sa për Kroacinë e ndërkombëtarët, Kosova do të ishte nën Jugosllavi

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një deklaratë skandaloze e dhënë nga presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka shkaktuar reagime të shumta.

Ai foli për çështjen e Kosovës teksa komentonte situatën në frontin lindor të kontinentit. Në një moment, ai tha se ndërkombëtarët aneksuan Kosovën, duke e marrë atë nga Serbia.

“Serbia dhe Rusia nuk janë e njëjta gjë. Kjo, fatkeqësisht, është një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik. Ne e kemi aneksuar Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkomëbtar. E kemi marrë nga Serbia. Kush e bëri tjetër, pos neve? A e njohëm Kosovën?” – kishte thënë z. Millanoviq sot.

Nuk ka shkuar shumë dhe ka ardhur reagimi i ushtruesit të detyrës së kreut të OVL-UÇK'së, Faton Klinaku.

Ky i fundit, përmes një postimi tha se po të mos ishin përpjekjet e popullit shqiptar, e sidomos lufta e Ushtrisë Çlirimtare, sa për Kroacinë e ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi.

Lajme të ngjashme