Çudit “hoxha i Kurtit”: Zbuluesi i “dikllofenit”, bashkë me mua ka me hy në lula të xhenetit - NACIONALE

Çudit “hoxha i Kurtit”: Zbuluesi i “dikllofenit”, bashkë me mua ka me hy në lula të xhenetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mustafë Bajrami është hoxhë mesatarisht i njohur. Ai herë pas herë paraqitet në mediat e njohura për të folur për ca çështje specifike si bie fjala marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë.

Por në publik, ai u bë i njohur edhe për shkak të anëtarësimit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku i mirëprit nga Albin Kurti, lider i LVV-së dhe tash kryeministër i Kosovës. Duket se z. Bajrami ka pasur probleme shëndetësore, duke shkruar për “dokllofenin”, një ilaç që përdorët kundër dhimbjeve.

Në shkrimin e tij, ai ka shkruar se nuk e di nëse zbuluesi i ilaçit ishte mysliman, i krishter apo jahudi, por se ai bashkë me vetë Bajramin, do të futen në parajsë.

“Se a ka qenë zbuluesi i Dikllofenit musliman a i krishter a jahudi, këtë nuk muj me ditë, por e di 150% se ai njeri s'bashku me mua ka me hi n'lula t'xhenetit.

KËSHILLË: Sa herë ta shkruani fjalën "Dikllofen", shkruane me shkronjë të madhe. E meriton këtë respekt nekcia Dikllofen. E për me kuptue edhe ma mirë këshillën time, pa pyetni njerëzit që janë përzdredhë najherë apo që kanë pas probleme me unaza.” – shkroi ai.

Ndryshe Bajrami ishte bërë i njohur edhe për një përplasje me Blerim Gashin, analistin e Kanal10, ku flisnin për thithjen e cucllës.

Lajme të ngjashme