Epike: analist Gashi dhe hoxhë Bajrami flasin për thithje të cucllës, Ridvan Berisha ia plas gazit - NACIONALE

Epike: analist Gashi dhe hoxhë Bajrami flasin për thithje të cucllës, Ridvan Berisha ia plas gazit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy ditë më parë është zhvilluar nëj debat në lidhje me çështjen e fesë në televizionin "Kanal 10".

I titulluar “Feja dhe poliitka”, në këtë debat pjesëmarrës ishin saktësisht gjashtë burra. Në debat e sipër, një sekuencë interesante u zhvillua mes analistit Blerim Gashi dhe hoxhë Mustafë Bajramit.

Z.Gashi, gjersa fliste për thithjen e cucllës - figurativisht - tha se kosovarët kanë dy zgjidhje: ta thithin cucllën e Arabisë Saudite apo atë të Francës.

E hoxhë Bajrami kishte një pyetje provokuese.

Cilën ke qef me thithë”, ishte pyetja e hoxhës, që e bëri të qeshte me zë Ridvan Berishën, gazetar e tash pak edhe analist.

Sidoqoftë, duket se Gashi nuk ka asnjë dilemë se cilën “cucëll” ka dëshirë ta thithë, pasi përgjigjja e tij ishte e menjëhershme.

Të Francës, na e kemi zgjedh”, tha rrufeshëm z.Gashi.

Shko, thithe, burrë”, ishte deklarata pasuese e hoxhë Mustafë Bajramit.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme, që i jep edhe kontekstin dhe vazhdimin e debatit për thithje cucllash mes hoxhës dhe analistit.

Lajme të ngjashme