Çitaku thotë se Kurti e ka fyer kryeministren italiane: Po sillet si analist, nuk është detyrë e tij tu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italian - NACIONALE

Çitaku thotë se Kurti e ka fyer kryeministren italiane: Po sillet si analist, nuk është detyrë e tij tu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), ka thënë se kryeministri Albin Kurti po jep intervista dhe po sillet si analist i pavarur.

Reagimi i saj vjen pas një interviste të Kurtit, ku sipas Çitakut, ai ofendoi kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Në një intervistë për mediumet italiane, sukseshëm paska arritur të fyej edhe Kryeministren e Italisë Meloni, dhe zv Kryeministrin Salvini. Nuk është detyrë e Kryeministrit të Kosovës tu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italian. Aq më pak publikisht.” – ka shkruar Çitaku.

Shkrimi i saj i plotë:

Imagjinojeni, Kryeministri i Kosovës jep intervista e sillet si analist i pavarur.

Në një intervistë për mediumet italiane, sukseshëm paska arritur të fyej edhe Kryeministren e Italisë Meloni, dhe zv Kryeministrin Salvini.

Nuk është detyrë e Kryeministrit të Kosovës tu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italian. Aq më pak publikisht.

Detyrë e tij është fuqizimi i raporteve të Kosovës me botën.

Po kam dëshirë me besu që është ndonjë lapsus nga ana e gazetarit.

Lajme të ngjashme