Çitaku, Kurtit: Kryeministër po thua të pavërteta të mëdha për liberalizimin e vizave
Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar një status në lidhje me statusin e kryeministrit Albin Kurti, i cili tentoi të marrë merita për vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së liberalizimin e vizave.
Sipas saj, kryeministri Kurti ka thënë të pavërteta.
“Kryeministri në një status të gjatë në facebook duke bërë përpjekje me ia dhanë vetes meritat për liberalizimin e vizave (në vitin 2024), paska thënë të pavërteta të mëdha, duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE për liberalizimin e vizave.” – shkroi Çitaku, transmeton Nacionale.
Madje, ajo ka përmendur edhe gazin lotësjellës.
“E sa për kontributin tuaj në këtë proces, ai fillon dhe përfundon me gazin lozësjellës në Parlament.” – shkroi tutje ajo.
