Çitaku: Kurti dëshiron nënshtrim, jo bashkëpunim
Zyrtarja e lartë e PDK-së ka kritikuar kryeministrin Kurti për mosbashkëpunim me aktorët e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore në Kosovë.
Ajo ka thënë se shefi i ekzekutivit dëshiron nënshtrim nga aktorët e tjerë dhe jo bashkëpunim.
“Kryeministri Kurti po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim. Kryeministri Kurti e ka eliminuar dialogun si instrument të politikëbërjes, e ka eliminuar dialogun social me mjekë, me mësues, me policët, sindikatat dhe me veteranët.
Pra, ka një qasje të njëjtë. Mirëpo ne si PDK nuk do ta riciklojmë modelin e opozitëbërjes të Vetëvendosjes”, ka thënë ajo në një intervistë dhënë Nacionales.
