Cilin ministër të Kurtit do ta shkarkonit menjëherë? Viberashat tanë na lënë pa fjalë me përgjigje
Administratorët e Nacionales në Viber kanë shtruar një pyetje gjatë ditës duke pyetur lexuesit në këtë platformë se “cilin ministër do ta shkarkonit menjëherë”. Bëhej fjalë për ministra të Albin Kurtit.
Kjo pyetje vjen pas fjalimit të djeshëm të kryeministrit Kurti në mbledhjen e XLVIII të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
Kryeministri u shfaq kritik ndaj ministrave të tij, derisa tha se nuk kishte ndodhur riformatizimi i Qeverisë deri tash sepse “kishin pasur një problem tjetër”.
Por, pakënaqësitë qytetare ndaj kryeministrit dhe ministrave të tij po shtohen dita ditës pas reagimeve të ngathëta qeveritare ndaj krizave që kanë kapluar vendin.
Shumica e qytetarëve në fakt, votën për shkarkim të menjëhershëm i dhanë Donika Gërvalla Schwarzit. Ajo i mori 420 nga 674 votat ose plot 62 për qind.
Ministri i dytë më pak i padashur ishte Xhelal Sveçla me 11 për qind, ndërsa vendin e tretë për befasi e mori Artane Rizvanolli që i fitoi 10 për qind, ose 72 vota.
Ministri më i dashur nga ‘viberashat’ tanë ishte Elbert Krasniqi, që deri tash është votuar për shkarkim të menjëhershëm vetëm nga pesë persona.

Për të marrë pjesë në sondazh ju ftojmë të klikoni KËTU.

