“Çfarë faji kanë gazetarët që deputetët rrihen mes veti”, Mushkolaj reagon pas kufizimit të hapësirës në Kuvend
Analisti dhe gazetari Imer Mushkolaj ka reaguar pasi që në Kuvendin e Kosovës është kufizuar hapësira e ballkonit kur rrinë gazetarët.
Mushkolaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka kurrfarë arsye që mediave t’iu kufizohet mundësia e raportimit.
Ai tutje ka thënë se çfarë faji kanë gazetarët që deputetët rrihen mes veti.
“Nuk ka kurrfarë arsye që, në sallën e Kuvendit, mediave t'iu kufizohet në mundësia e raportimit "për shkaqe sigurie". Çfarë faji kanë gazetarët që deputetët rrihen mes veti? Debilla!” – ka shkruar Mushkolaj.
