Pozhari thotë që pushteti kufizoi hapësirën për gazetarë në Kuvend për të parandaluar ndonjë aksident
Një mbrojtje shumë të shëmtuar pushtetit i ka bërë Xhevdet Pozhari për kufizimin e hapësirës në ballkonin e sallës së Kuvendit të Kosovës. Ai ka pretenduar se kjo është bërë për arsye shëndetësore për gazetarët.
Këshilltari i ministrit Arben Vitia thotë se “ka qenë dëshmitar i rasteve se si kameramanët nga dëshira që të marrin një pamje shumë, një lajm më tepër, janë afruar aq shumë tek barriera e rrethojës me xham dhe lehtësisht kanë mundur të aksidentohen.”
Në fakt, deri tash nuk është raportuar të ketë ndodhur ndonjë aksident i tillë. Në anën tjetër, reagimet ndaj veprimit të kryetarit të Kuvendit kanë qenë të shumta.
“Interpretojeni si të doni vendosjen e masave të sigurisë, veç mendojeni se para lajmit vjen shëndeti.” – ka shkruar tutje ai, pa dhënë ndonjë indikacion se po flet në mënyrë sarkastike.