“Brezovica 1”, dënohen me 65 mijë euro tre të akuzuarit që pranuan fajësinë - NACIONALE

“Brezovica 1”, dënohen me 65 mijë euro tre të akuzuarit që pranuan fajësinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të akuzuarit në rastin “Brezovica 1”, Blerim Imeri, Naser Kelmendi dhe Arian Idrizaj janë dënuar 65 mijë euro për veprën penale “ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit”

Gjykatësi i kësaj çështje Ilir Bytyqi ka njoftuar se të akuzuarit Blerim Imeri, Naser Kelmendi dhe Arian Idrizaj më 30, 31 janar 2024, kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, raporton “Betimi për Drejtësi

Sipas marrëveshjes së arritur me Prokurorinë, i akuzuari Blerim Imeri është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumë prej 5 mijë euro si dhe dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro.

Njëkohësisht i akuzuari Imeri është obliguar të bëjë kompensimin e dëmit për Drejtorinë e Parkut Kombëtar Sharri, në shumë prej 10 mijë euro, të gjitha në afat prej 30 ditëve nga pranimi i marrëveshjes për pranim fajësie nga ana e Gjykatës.

Sipas marrëveshjes së arritur me Prokurorinë, i akuzuari Naser Kelmendi është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit Kelmendi, u zëvendësua në dënim me gjobë në shumë prej 5 mijë euro, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro, të cilat do t’i paguaj në afat prej 30 ditëve nga pranimi i marrëveshjes për pranim fajësie nga ana e Gjykatës.

Poashtu, sipas marrëveshjes së arritur me Prokurorinë, i akuzuari Arian Idrizaj është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit u zëvendësua në dënim me gjobë në shumë prej 5 mijë euro, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro, në afatin ligjor prej 30 ditëve.

Gjithashtu i akuzuari Idrizaj është obliguar të bëjë kompensimin e dëmit për drejtorinë e Parkut Kombëtar Sharri, në shumë prej 10 mijë euro, të gjitha në afat prej 30 ditëve nga pranimi i marrëveshjes për pranim fajësie.

Lajme të ngjashme