Bombardimet amerikane: Irani kërcënon se “asnjë pikë nafte dhe gazi” nuk do të kalojë përmes Hormuzit
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar se “asnjë pikë nafte dhe gazi” nuk do të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit nëse vazhdon “agresioni” amerikan.
SHBA-ja njoftoi se kreu natën e nëntë radhazi të sulmeve ndaj objektivave ushtarake iraniane.
Ndërkohë, Bahrejni dhe Kuvajti ngrenë alarmet për sulme me dronë.
Çmimi i naftës u rrit mbi 90 dollarë për fuçi, mes frikës për ndërprerje të transportit në këtë rrugë strategjike.