Policia aksion në Ujman: Nis rrënimi i 11 shtëpive të pushimit - NACIONALE

Policia aksion në Ujman: Nis rrënimi i 11 shtëpive të pushimit

6 orë më parë

nga NACIONALE

Polica e Kosovës ka nisur një aksion në veri të vendit mëngjesin e së martës.

Sipas raportimeve, policia ka nisur rrënimin e 11 shtëpive në zonën e pushimit në Ujman.

Në lidhje me rastin, ka folur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot nga ora 07:00 kemi filluar asistimin e Ibër-Lepencit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Jemi duke asistuar në vendin e quajtur ‘Plazha e Shqiptarëve’, në Ujman, Zubin Potok, ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi (vikendica)”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Në lidhje me këtë, ka folur edhe kryeshefi ekzekutiv i Ibër Lepencit, Faruk Mujka i cili ka thënë se personave që kishin ndërtuar shtëpi në pronën e kësaj ndërrmarrje, u ishte kërkuar që t’i lirojnë të njëjtat deri më 17 korrik.

“Inspektorati i Ministrisë së Ambientit është duke e zhvilluar këtë aksion”, tha ai.

“Ata nuk e kanë bërë këtë gjë, kështu që ne kemi lajmëruar inspektoratin dhe ata kanë shkuar sot për të kryer punë”

“Njëherë pritet t’i largojnë të gjitha gjërat nga shtëpitë e mandej t’i rrënojnë ato”, ka thënë ai për Kosovapress.

Lajme të ngjashme