Bloomberg: ShBA-ja e hapur ta njohë Krimenë si territor rus në një marrëveshje paqeje me Ukrainën
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të njohin kontrollin rus mbi rajonin ukrainas të Krimesë si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë paqeje midis Moskës dhe Kievit, shkruan Bloomberg.
Sipas mediumit, ly kompromis i mundshëm është sinjali më i fundit që tregon se Presidenti Donald Trump është i etur për të përmbyllur një marrëveshje armëpushimi, dhe vjen në kohën kur ai dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio sugjeruan të premten se administrata është e gatshme të heqë dorë nga përpjekjet për ndërmjetësim paqeje nëse nuk bëhet progres i shpejtë.
Krimea u aneksua nga Kremlini në vitin 2014 pas një pushtimi dhe një referendumi të mbajtur nën pushtim, dhe komuniteti ndërkombëtar ka refuzuar ta njohë gadishullin si pjesë të Rusisë për të mos legjitimuar aneksimin e paligjshëm.
Një veprim i tillë rrezikon të minojë ligjet dhe traktatet ndërkombëtare që ndalojnë marrjen e tokës me forcë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk do t’i dorëzojë territor Rusisë.