Bllokohet për qarkullim ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit, shkak dëmtimi nga vërshimet - NACIONALE

Bllokohet për qarkullim ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit, shkak dëmtimi nga vërshimet

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Është bllokuar për qarkullim ura mbi Drinin e Bardhë në fshatin Rogovë të Hasit.

Kjo si shkak i dëmtimit nga vërshimit. Këtë e konfirmoi edhe ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" kritikoi organet që nuk investuan asgjë tash e dy vjet.

"Ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë sot është bllokuar për qarkullim. Në janar bëhen dy vite nga kur është dëmtuar nga vërshimet. Asnjë intervenim për dy vite. Tani e kanë paraparë në buxhetin e vitit 2023 të nisin ndërtimin, e ta përfundojnë në vitin 2025", shkroi ndër të tjerash ai.

Lajme të ngjashme