Bllokadat në kufi, analisti thotë se regjimi i Vuçiqit po shkon drejt vetëshkatërrimit
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar bllokimin e rrugëve që cojnë drejt Kosovës nga e serbëve.
Ai ka bërë me dije se kjo flet për krizën që e ka përfshir regjimin e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se Vuçiqi nuk mund të qendrojë në pushtet pa tensione.
“Bumerangu Nacionalist: A Po Shkon Regjimi i Beogradit Drejt Vetëshkatërrimit? Regjimi nacionalisit i Serbisë nuk po mundet me jetu pa tensione dhe kriza. Kjo më së shumti po i bënë dëme serbëve lokal të Kosovës dhe biznesve dhe ekonomisë. Tash po i bllokojnë pa asnjë arsye dhe provokimi pikat kufitare. Ata po vazhdojnë me bë gjithcka, vetëm me e mbajtë Kosovën të tensiouar, një prodhuese të krizave. Të pengojnë dhe sabotojnë zhvillimin dhe avancimin e Kosovës”, ka shkruar ai.