Blerta Deliu ngushëllon familjarët e viktimave nga aksidenti në Koshare
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka ngushëlluar familjarët e viktimave pas aksidentit të sotëm në Koshare.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Deliu tha se ky është një lajm i trishë.
"I trishtë lajmi për katër jetë të humbura, në aksidentin e sotëm në aksin rrugor Ferizaj-Shtime.
Ngushëllime të sinqerta familjeve të cilat humbën më të dashurit e tyre!"
Lajmi për vdekjen e katër viktimave është konfirmuar për gazetën Nacionale nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se na aksident ishin të përfshirë tri automjete.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në dalje të fshatit Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.” – tha ai.
