Blerim Latifi kundër fushatës për bartjen e shamive në shkolla: Stop shtypjes religjioze të grave!
Analisti Blerim Latifi ka reaguar në lidhje me fushatën për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, që mundëson bartjen e shamive nga nxënësit nëpër shkolla. Latifi në postimin e tij vendoset kategorikisht kundër kësaj thirrje, duke e cilësuar atë si shtypje.
Madje ai mori për shembull, Dua Lipen, duke ndërtuar një tregim të kthimit të Dukagjin Lipës në Kosovë pas përfundimit të luftës dhe pasojat që do të mund të sjellte ky vendim për Duan.
"Paramendojeni situatën: pas luftës Dukagjin Lipa kthehet me gjithë familjen në Kosovë. Ditë prej ditësh ai fillon të shoqërohet me një imam vahabist. Imami dikur e bindë se fëmijët e tij duhet t'i rris sipas sheriatit. Vajzën me emrin Dua duhet ta mbulojë me shami. Kështu Dua e vogël rritet me edukatën se nuk ka se çfarë të pres nga jeta, përveçse të pres adoleshncën për t'u martuar me një burrë që do ja gjejnë të tjerët dhe të jetojë pastaj si prona private e tij, kryesisht duke u marrë me punët e shtëpisë. E dënuar në analfabetizëm, ajo nuk ja rrugë tjetër: edhe fëmijët e saj do t'i rris si analfabetë", shkroi Latifi në profilin e tij në profilin e tij në Facebook.
Latifi më tutje, shpjegoi se në vlerësimin e tij kjo është një shtypje religjioze mbi gjysmën e qytetarëve, duke përfunduar se në Kosovë nuk është luftuar për atë.
"Ky vend nuk ka derdhur gjak që liria e tij të jetë veç liri e burrave, por edhe e grave. Parasegjithash e grave", përfundoi Latifi postimin e tij.
Më poshtë mund ta gjeni të plotë postimin e tij: