Bërnabiq: Kjo çka po bën Kurti është skandaloze - NACIONALE

Bërnabiq: Kjo çka po bën Kurti është skandaloze

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ana Bërnabiq ka thënë se marrëveshjet e arritura më parë duhet të respektohen.

Këto deklarime ajo i bëri sonte në mbrëmje, duke thënë se ajo që po e bën momentalisht Kurti me targa është skandaloze.

Veç kësaj, kryeministrja serbe pohoi se në asnjë marrëveshje nuk precizohet saktë se Kosova ka të drejtë të veprojë kështu.

Megjithatë, kujtojmë faktin se edhe shumë zyrtarë evropianë kanë folur për një gjë të tillë, duke shtuar se Kosova është në të drejtën e saj, megjithatë për shkak të situatës kanë kërkuar shtyrje të fillimit të zbatimit të vendimit.

"Kjo që po ndodh dhe që po e bëjnë Prishtina e Kurti është skandaloze. Ata nuk kanë të drejtë të veprojnë kështu sipas asnjërës marrëveshje".

"Gjithçka ka dalë jashtë kontrollit. Serbët në Kosovë nuk e kanë të qartë çka po ndodhë dhe ne po mundohemi që të ndikojmë tek ata që të mos eskalojnë. Serbët e dinë planin e Beogradit dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me aq sa mundemi, koordinohemi", tha Bërnabiq në RTS.

Lajme të ngjashme