Bëri homazhe në Prekaz, Sanduloviq: Regjimi diktatorial i Vuçiqit po e mban vajzën time në Merdar
Vetëm disa orë pasi bëri homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Klara, vajza e politikanit serb Nikola Sandulović, u arrestua nga policia serbe të shtunën në pikën kufitare Merdar.
Sipas kreut të Partisë Republikane Serbe, vajza e tij nuk lejohet të kthehet në Serbi.
Sanduloviq përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiqit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, shkroi ai.
The dictatorial regime of Aleksandar Vucic continues to persecute my daughter Klara. The police are holding her together with the officials of the Republican Party at the Merdare border crossing and do not allow them to enter Serbia.@aliciakearns @MichaelPolakLaw @David_Cameron
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) January 27, 2024