Bekë Berisha: Kurti t'i lë shprehjet kafja, filxhani, kerri përpara kalit - të zbatojë detyrimet ndërkombëtare - NACIONALE

Bekë Berisha: Kurti t'i lë shprehjet kafja, filxhani, kerri përpara kalit - të zbatojë detyrimet ndërkombëtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke deklaruar se kreu i ekzekutivit është mirë t'i lë shprehjet "kafja-filxhani, kerri përpara kalit" dhe të fokusohet në implementimin e obligimeve ndërkombëtare.

“Këto janë marrëveshje që u ngarku shteti i Kosovës me to, tash ky si kryeministër duhet mi lanë këto shprehjet, kafja-filxhani, kerri përpara kalit, po duhet me zbatu se është obligim ndërkombëtar. Kur po thotë nuk po don me nënshkru Vuçiqi, s'ka nevojë me nënshkru, kjo është punë e Kosovës”, tha ai në Pressing.

Lajme të ngjashme