Behrami reagon pas raportimit të Nacionales: Pasi u fshi neni, MD-ja i refuzon të gjitha kërkesat e mbrojtjes
Deputeti Artan Behrami ka reaguar pas raportimit të Nacionales, lidhur me ndryshimet në Udhëzimin Administrativ për Mbështetjen e Mbrojtjes së të Akuzuarve në Hagë.
Nacionale tregoi se si ishte fshirë një nen, që lejonte të bëhen kërkesa specifike me buxhet shtesë për avokatët.
Behrami ka thënë se që kur MD e fshiu këtë nen, të gjitha kërkesat janë refuzuar.
“Pas ndryshimit të këtij Udhëzimi Administrativ dhe këtij neni, Ministria e Drejtësisë ka refuzuar të gjitha kërkesat e Mbrojtjes së krerëve të UÇK-së tash e disa vjet!”, ka shkruar Behrami.