Begaj pas "konfrontimit" me LDK-në: Erdha këtu për t'u takuar si vëllai me vëllain - NACIONALE

Begaj pas "konfrontimit" me LDK-në: Erdha këtu për t'u takuar si vëllai me vëllain

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur lidhur me "mosmarrëveshjet" me LDK-në, me ç'rast nuk u takuan fare në vizitën zyrtare që i pari i shtetit shqiptar po e kryen në vendin tonë.

Përmes një prononcimi për RTK-në, Begaj tha se zbarkoi këtu për t'u takoi si vëllai me vëllain.

Tutje shtoi se dëshironte që këto takime t'i mbante në tempullin politik, pra Kuvendin e Kosovës.

“Unë jam president i RSH dhe erdha në Kosovë për të biseduar si vëllai me vëllain, si me familjen time. Këto takime doja t’i mbaja në tempullin politik, që është kuvendi i atij vendi. Ftesa ime ka qenë mjaft e sinqertë për të gjitha partitë politikë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas përgjigjes së LDK-së dërguar te stafi im, thuhej se presidenti RSH është i mirëpritur në godinën e LDK-së”, tha Begaj.

Lajme të ngjashme