Baton Haxhiu e quan kriminel Martin Berishajn, akuzon Kurtin e Sveçlën se falsifikuan dokumente për të shpëtuar atë
Gazetari Baton Haxhiu ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën se kanë falsifikuar dokumente për ta shpëtuar Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, pas skandalit financiar që shpërtheu në Slloveni, ku u përmend emri i tij.
Haxhiu e ka quajtur kriminel Berishajn.
“Në këtë kuptim, vizitat simbolike të Sveçlës në Veri janë vetëm mbulim i faktit se tashmë janë duke u krijuar kushtet për zvogëlim të ushtrimit të sovranitetit efektiv të Kosovës në atë hapësire. Fundja, Albin Kurti fillimisht i dha praktikisht pavarësinë energjetike Komunave të Veriut nga Kosova dhe tani është duke u përgatitur edhe për dhënien e pavarësisë nga institucionet qendrore të sigurisë në Kosovë. Këto të fundit, ndërkaq, në vend se të bëjnë ndonjë gjë të hairit në Veri të vendit, kanë qenë shumë të zënë në falsifikimin e dokumenteve për të shpëtuar kriminelin Martin Berishaj nga afera e tij multimilioneshe me kotillen e Rankoviç-it”, ka shkruar Haxhiu në opinionin e tij.
E gjatë javës së kaluar ndaj Berishajt është ngritur kallëzim Penal në Prokurorinë e shtetit nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit.