Basha pretendon se stafi i Kuvendit "lëshoi komunikatë pa miratim": E quan gabim teknik një postim të tërë
Kuvendi i Kosovës ka ndryshuar komunikatën e mëhershme ku u njoftua rreth takimit mes kryetarit Dimal Basha dhe Presidentes Osmani.
“Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, ka zhvilluar takim konsultativ dhe njoftues me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.” – është tekti i vetëm i mbetur nga komunikata e Kuvendit.
“Është një lëshim teknik. Stafi e ka lëshuar pa miratimin tim. Kam kërkuar nga stafi që të korrigjohet dhe uroj që është korrigju.” – deklaroi Basha.
Komunikata paraprake e Kuvendit:
