Bajrami: Qeveria nuk e ka në fokus hallin e qytetarëve, por si të kapin shtetin
Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, deklaroi në emisionin “Pressing” në T7 se përgjegjësia për dërgimin e vendit në zgjedhje të reja bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas saj, nëse zhvillimet e fundit përfundojnë me zgjedhje, përgjegjësia duhet të jetë e qartë dhe të adresohet te LVV.
“Qeveria nuk e ka në fokus hallin e qytetarëve, por si të kapin shtetin. Nëse shkojmë në zgjedhje dhe gjitha indiakcionet aty po çojnë, fajin duhet t’i dihet dhe të jetë i qartë, është i Lëvizjes Vetëvendosje. Asnjë parti pas 28 dhjetorit nuk e ka pasur as shansin më të vogël për të zgjedhur presidentin”, ka thënë Bajrami.