Avokati serb që bëri homazhe në Prekaz maltretohet sërish në Aeroportin e Beogradit: Qeveri fashiste - NACIONALE

Avokati serb që bëri homazhe në Prekaz maltretohet sërish në Aeroportin e Beogradit: Qeveri fashiste

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati serb Cedomir Stojkoviq thotë se është ndaluar përsëri në aeroportin e Beogradit.

Postimin ai e ka bërë para një ore duke thënë se pas anulimit të djeshëm të fluturimit, ai sot u ndalua përsëri nga policia e Serbisë.

“Me hyrjen në aeroport për fluturimin për të kompensuar fluturimin e anuluar nga dje – më ndaluan përsëri. Oficerët e policisë kufitare që janë aty nga mbrëmë dhe që kanë kaluar të gjitha ndalimet e mëparshme me mua – shohin abuzimet e qarta të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë, por nuk mund të bëjnë asgjë. Ngacmimi sistemik nga një qeveri fashiste”, ka shkruar Stojkoviq në X.

Vështirësitë për avokatin Çedomir Stojkoviq, nusën qysh prej se ai bëri homazhe në varrin e Blerina Jasharit në Prekaz. Dhe ato po vazhdojnë.

Përvec sot, ai edhe dje ka përjetuar një ngjarje të pazakontë.

Sipas një postimi të bërë nga vetë avokati në rrjetin social X, pasagjerët, pasi ishin vendosur në aeroplan dhe prisnin për 35 minuta, janë detyruar të zbresin dhe të përsërisin procesin e kontrollit të sigurisë.

“Nuk ka të ndalur! Pasi prisnim në aeroplanin që ndodhej në pistën e aeroportit për 35 minuta, të gjithë pasagjerët u detyruam të dalim për të kaluar sërish nëpër kontrolle sigurie,” ka thënë Stojkoviq.

Lajme të ngjashme