Avokati argjentinas shpërndan një video kriminaliteti me mbishkrimin 'Kosovo'
Avokati kontrovers nga Argjentina, Aljeandro Fargosi, i cili është duke punuar në kampanjën për kandidaturën presidenciale të Patricia Bullrich, përmes një postimi në rrjetin social në Twitter, ka ndarë një video ku shihen disa makina të parkuara të cilave i[u mungojnë gomat.
Fargosi, këtë video e ka shpërndarë më mbishkrimin Kosovo.
Vëzhguesit vigjilent në Twitter, kanë reaguar menjëherë ku kanë akuzuar avokatin për aludime të pa baza, pasi që targat e makinave tregojnë qartë se kjo ka ndodhur në Argjentinë se dhe gruaja e cila ka bërë videon flet spanjisht.
Kosovo pic.twitter.com/qAZjkw8N8M
— Alejandro Fargosi (@fargosi) December 20, 2022
Shumë nga komentuesit e kanë akuzuar Fargosin, për krahasimin e çuditshëm që ka bërë.
“Kosova pësoi një luftë mizore. Ajo që po ndodh sot në Argjentinë, nuk duhet krahasuar më Kosovën. Në disa aspekte, është edhe më keq.”, tha një komentues argjentinas
Në Twitter ka reaguar edhe ish0ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Petrit Selimi, i cili ka thënë se kemi problemet dhe sfidat tona, por shkalla e krimit është dukshëm më e ulët se në vendlindjen e Alejandro-s(Argjentinë).
“Kjo nuk është Kosova. Ne kemi problemet dhe sfidat tona, por shkalla e krimit është dukshëm më e ulët se në vendlindjen e Alejandro-s. Në fakt, shkalla e krimit në Argjentinë është më afër Sirisë dhe Venezuelës sesa Kosovës, e cila ka shkallë të krimit të krahasueshme me Kanadanë”, ka thënë Selimi
This is not Kosovo. We have our troubles and challenges, but crime rates are significantly lower than in Alejandro's native country. Actually crime rates in Argentina are closer to Syria and Venezuela than Kosovo which has crime rates comparable to Canada. https://t.co/0DNAarAsWU https://t.co/abT0Caz7hV
— Petrit Selimi (@Petrit) December 22, 2022
Mirëpo ajo se çfarë komentuesit dhe vet Selimi, nuk e kanë ditur është se një vend në Argjentinë, mban emrin Kosovo.
Mirëpo, deri më tani nuk e dimë se nëse Fargosi, si pikë referimi ka shtetin e Kosovës apo provincën e cila gjendët në Argjentinë.