A e dëgjuat edhe këtë? Reduktimet e rrymës, si rezultat i zhvillimit të madh ekonomik
Evetar Zeqiri, kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it, ka folur në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike me të cilat po përballet Kosova.
Në një konferencë për media, Zeqiri ka dhënë një arsye interesante për këtë mungesë të rrymës.
Sipas Zeqirit, reduktimet janë bërë për shkak të ngarkesës së jashtëzakonshme si rezultat i zhvillimit ekonomik.
“Sistemi elektroenergjetik është duke u përballur me ngarkesë të jashtëzakonshme si rezultat i zhvillimit ekonomik që ka ndodhur në vitet e fundit, si rezultat i kërkesës për energji gjithnjë e në rritje” – tha ai.