Avdyli për betimin e deputetëve të rinj serbë: Tani ta respektojnë rendin kushtetues - NACIONALE

Avdyli për betimin e deputetëve të rinj serbë: Tani ta respektojnë rendin kushtetues

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Guxo brenda Grupit parlamentar të VV-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pak çaste pas betimit të deputetëve të rinj të Listë Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu ka thënë se tani pritet nga deputetët e rinj serbë që të respektojnë Kushtetutën e Kosovës, njësoj siç respektohen të drejtat e tyre.

Përndryshe ata që kërcënojnë rendin tonë kushtetues, të cytur nga Serbia, me bojkote, më së shumti i bëjnë dëm vetes.”, ka shkruar ndër të tjera.

Shkrimi i plotë:

*Deputetët e rinj të Listës Serbe, betohen si deputetë të rinjë të Kuvendit te Republikës së Kosovës.

*Kosova mbetet shtet model multietnik Europian , ku Serbët mbesin si pakica më e privilegjuar në aspektin politik e shoqëror.

*Tani mbetet që keta përfaqësues të rinj Serb ta respektojnë rendin kushtetutues të Kosovës ashtu si Kosova po i respekton me drejta afirmative.

*Përndryshe ata që kërcënojnë rendin tonë kushtetues, të cytur nga Serbia, me bojkote, më së shumti i bëjnë dëm vetes.

Kosova ska kohë për të humbur. *Bashkë me perfaqesues legjitim të pakicave që janë pro shtetit të Kosovës do e ndertojnë Kosovën si Shtëpi të përbashkët, për të gjithë.

Lajme të ngjashme