Avdi Smajljaj për ofertat e qeverisë ndaj sindikatave: Asnjëra nuk lidhet direkt me kërkesat aktuale të tyre
Profesori Smajljaj, ka thënë se ofertat e prezantuar nga qeveria e Kosovës ndaj sindikatave, nuk lidhen direkt me kërkesat aktuale të sindikatave.
Andaj sipas tij, e tëra kjo është taksirat i fëmijëve.
“Tre ofertat e qeverisë për sindikatat:
1. Sindikatat të jenë pjesë e diskutimit për ligjin për pagat.
A nuk e kanë këtë të drejtë me ligj sidikatat, si stake holder të jenë pjesë e këtij procesi?
2. Rishikimi i çështjes së viteve të përvojës për pensione, në kuadër të reformës pensionale.
A nuk do të duhej të ishin pjesë e këtij procesi si stake holder edhe në këtë çështje.
3. Rritja për 10 milion Euro e fondit për barna esencie.
A nuk do të duhej siguruar me ligj furnizimi me barna esenciale?
Asnjëra prej ofertave nuk lidhet direkt me kërkesat aktuale të sindikatave.
Taksirati i fëmijëve tonë, krahas arsimit jocilësor për shkak të mungesës së politikave për arsim cilësor, tani të penalizohen edhe me pamundësi me shku në shkollë.
Keq. Shumë keq”, ka shkruar Smajljaj.