AUV u vendos çipa qenve me pronar, regjistrimi e vaksinimi paguhet nga shteti - NACIONALE

AUV u vendos çipa qenve me pronar, regjistrimi e vaksinimi paguhet nga shteti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të gjithëve qenëve që kanë pronar do t’u vendosen çipa nga ana e zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Kjo e fundit tashmë ka nisur identifikimin e qenve me pronar. Kësisoj, atyre do t’u vendoset nga një çip që synon që të njëjtit të jenë nën kontroll.

Kështu po deklaron zëdhënësi I AUV-it, Lamir Thaçi, i cili ka thënë se projekti fillimisht ka nisur në tetë komunat e Kosovës.

Ne kemi filluar implementimin e projektit për identifikimin e qenve me pronar. Kemi filluar me tetë komuna dhe kjo ka nisur nga java e kaluar dhe posa t’i nënshkruajmë kontratat edhe me komunat tjera, të cilat do të përfshihen të gjitha komunat dhe do të regjistrohen të gjithë qentë me pronar sepse është obligim ligjor”.

Ai për Ekonomia Online ka thënë se projekti do të implementohet në tërë Kosovën në bashkëpunim me komunat.

“Kushdo që e regjistron kafshën të gjitha shërbimet do të jenë të mbuluara nga buxheti i Kosovës, duke përfshirë çipin, aplikime të nevojshme, vaksinimin etj. Qëllimi është që burimet e shumimit të qenve t’i fusim nën kontroll”, u shpreh Thaçi.

“Nuk i kemi të dhënat e sakta, por ka filluar identifikimi i qenve me pronar. Deri me tani është një numër i vogël i tyre që janë regjistruar”, u shpreh tutje Thaçi.

Lajme të ngjashme