Atentati ndaj deputetëve, ironizon Mirena: Ishalla po na çel sabahi
Atentati ndaj deputetëve vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes mbrëmjen e sontme.
Së fundi rreth kësaj çështjeje u deklarua edhe gazetari Ilir Mirena. Ky i fundit ironizoi duke u lutur: Ishalla po na çel sabahi!
Kujtojmë se Nacionale gjatë mbrëmjes solli te lexuesit detaje rreth atentatit ndaj Abdixhikut e deputetëve tjerë, me ç'rast gazeta mësoi ekskluzivisht emrat e këtyre të fundit.
Veç kësaj, redaksia arriti të sigurojë informacione se edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me deputeten Ganimete Musliu kanë qenë nën "radarin" e shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në vendin tonë e në Diasporë, e që kanë rënë nën përgjimet e autoriteteve gjermane.
