ASK-ja paralajmëron: Këto janë gjobat për personat që nuk janë regjistruar - NACIONALE

ASK-ja paralajmëron: Këto janë gjobat për personat që nuk janë regjistruar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se është duke përpiluar të dhënat, lidhur me ata që nuk kanë pranuar të regjistrohen.

Kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati, ka thënë se gjobat janë 2 mijë euro për individë, 20 mijë euro për persona juridikë.

Sipas tij, numri i këtyre personave është i vogël.

“Do t’i shpallim gjobat për ata që nuk janë regjistruar. Ka një numër, është shumë pak, minor. Nuk ia vlen me diskutu, qindra, nuk e kalon 1 mijë. Për individë është 2 mijë euro, për persona juridik 20 mijë euro”, tha Kastrati, raporton Nacionale.

Lajme të ngjashme