Arrihet marrëveshja, Rusia do ta furnizojë Afganistanin me grurë dhe burime energjetike
Të mërkurën, Rusia ka njoftuar për një arritje të një “marrëveshjeje paraprake” me Afganistanin për furnizim me grurë dhe burime energjetike.
Në në një interviste me asgjencinë shtetërore të lajmeve TASS, i dërguari presidencial i Rusisë për Afganistanin, Zamir Kabulov tha se tani palët do të duhet të nënshkruajnë dokumente detyruese që marrëveshjet të hyjnë në fuqi.
Sipas raporteve të mediave, Rusia mund të dorëzojë rreth 1 milion ton benzinë, 1 milion ton naftë, 500,000 ton gaz natyror të lëngshëm (LNG) dhe 2 milion ton grurë në vit.
