Arrestohet shtetasi gjerman, gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar në Podujevë - NACIONALE

Arrestohet shtetasi gjerman, gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar në Podujevë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas gjerman pasi ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjarë në Podujevë.

I njëjti ka dorëzuar në polici pistoletën me gas dhe një karikator.

Rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE Fsh. Kërpimeh, Podujevë 28.12.2023-23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Gjerman pasi që i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar. I njëjti e ka dorëzuar një pistoletë me gas si dhe një karikator. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Lajme të ngjashme