Arrestohet shoferi i veturës që goditi Prokuroren e Pejës e që iku nga vendi i ngjarjes
Është arrestuar tashmë shoferi që goditi prokuroren e Pejës e që më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Prokurorja e Departamentit të Përgjithshëm, Suada Hamza është goditur me veturë nga i dyshuari derisa ishte duke dalë nga Gjykata, rreth orës 14:30.
Asaj iu desh të pranojë trajtim mjekësor në spital.
Nacionale do t'ju raportojë në kohë reale për çdo risi eventuale lidhur me këtë rast dhe jo vetëm.
