Arrestohet një zyrtar doganor, kapet në flagrancë duke keqpërdorur detyrën zyrtare - NACIONALE

Arrestohet një zyrtar doganor, kapet në flagrancë duke keqpërdorur detyrën zyrtare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar një zyrtar doganor, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke keqpërdorur detyrën zyrtare.

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i njëjti është arrestuar në pikën e doganës në Han të Elezit.

Hetuesit e Doganës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor sot me 14/10/2022 në orët e hershme të mëngjesit kanë zënë ne flagrancë zyrtarin Doganor dhe katër (4) të dyshuar (të gjithë janë dërguar në mbajtje). Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore”, thuhet në njoftim.

Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero Tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion”.

Lajme të ngjashme